Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur tashmë në të gjithë botën, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë të eventit “Grammys”.
Bebe u shpreh e nevrikosur se stilistët nuk i jepnin veshje pasi i përket një mase të madhe trupore dhe shtëpitë e modës nuk punojnë me vajza që kanë përmasat e tilla. 27-vjeçarja nuk e duroi këtë gjë dhe shpërtheu në një status në instagram publikisht:
“Më falni, por unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Duhet të fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”.
Kujtojmë që Bebe ka marrë dy nominime Grammy si artistja më e mirë dhe performanca më e mirë për projektin muzikor “Meant to Be”.
https://www.instagram.com/p/Bs58lMqHtrk/?utm_source=ig_embed
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...