Arsenal po ngec në afatin kalimtar dimëror, duke pasur probleme që të nënshkruaj me lojtarë të rinj, por edhe t’i mbajë lojtarët e vet.
Një nga emrat që pritet të largohet nga skuadra është Aaron Ramsey, i cili do të kalojë në Serie A, tek Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.
Gjithashtu, transferimi i Denis Suarez nga Barcelona është duke vonuar, dhe krejt kjo me gjasë është pasojë e kushteve financiare të skuadrave.
Nigel Winterburn thotë se Arsenal duhet t’i gjejë diku paratë pasi nuk mund të mbahen nga fitimet e brendshme, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se skuadra nuk mund të vazhdojë me taktikat që Wenger i mbante në skuadër, pasi sipas tij, Emery nuk mund të përshtatet sikur francezi.
Arsenal duhet që të kryej ndonjë transferim në mënyrë që të jenë konkurrentë deri në fund për top katërshen në Angli.
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...