Për tërheqjen e qeverisë nga kontrata e Partneritetit Publik për rrugën e Thumanës reagoi edhe Partia Demokratike. Selia blu e quajti tallje të kryeministrit me studentët, duke thënë se kjo kontratë nuk ishte parashikuar në buxhet.
“Edi Rama u tall edhe sot në mënyrë të paturpshme me studentët, duke thelluar më tej përçmimin dhe hakmarrjen ndaj kujtdo që ngre zërin kundër qeverisë së tij hajdute. Studentët nuk përfitojnë asnjë qindarkë nga pazari dhe hilet e Edi Ramës me koncesionin Thumanë-Kashar. Kryeministri i ka gënjyer studentët, sepse për Thumanë – Kashar këtë vit në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë. Është për të ardhur keq, sesi Ministrja e Ekonomisë, edhe pse vetë është nënë, pranon me gjakftohtësi të mashtrojë studentët, duke u bërë vegël e bindur e Edi Ramës kundër tyre”, tha Vokshi në një deklaratë për mediet.
Deputetja demokrate i sugjeroi kreut të ekzekutivit të anulojë koncesionin korruptiv të inceneratorëve, koncesionet korruptive në shëndetësi, koncesionin e Rrugës së Kombit dhe të Rrugës së Arbrit. /tvklan.al
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës