Manchester United ka arritur që ta bind talentin premtues të skuadrës që të nënshkruaj kontratën e re.
Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re me “djajtë e kuq”, kontratë kjo që do ta mbajë lojtarin në “Old Trafford” deri në vitin 2023, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
22 vjeçari ka regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe kishte qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Celtic.
Pasi arriti që sezonin e kaluar të depërtoj në skuadrën e parë, nën urdhrat e Jose Mourinhos, ai tashmë është i vendosur që të vazhdojë progresin e tij tek Man Utd.
McTominay ishte regjistruar në akademinë e Manchester United kur ishte vetëm pesë vjeçar dhe arriti që të debutoj po tek e njëjta skuadër në sezonin 2017/18, ku pati 23 paraqitje
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt