Presidenti flet për grevën: Inkurajoj për një dialog social

15:57 | 21 Janar 2019
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar mbajtën e grevave në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se i inkurajon për një dialog social dhe mos të ketë veprime të njëanshme.

“Sa i përket grevave të mësimdhënësve dhe punëtorëve të shëndetësisë i kuptoj vendimet e qeverisë, respektoj te drejtën për protestë dhe grevë por  Inkurajoj palët për dialog social. Jam kundër veprimeve të një anshme. Pra insistoj dhe inkurajoj për një dialog social. Unë ata njerëz i njoh se kam punuar gjatë janë njerëz të mirë kur të ulesh mëresh vesh me ta”, ka thënë Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale