Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, po largohet nga shërbimi pas përfundimit të mandatit.
Klan Kosova nga burime të veta mëson se mbrëmë ambasadorja ka mbajtur një takim lamtumirës me miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të saj gjatë shërbimit.
Por këtë e konfirmoi edhe këshilltari i ambasadores, Barış Goriça.
“Ambasadorja largohet pasi e ka përfunduar mandatin, në ndejën e pavarësisë me 28 nëntor e ka bërë lajmërimin për largimin dhe për këtë arsye ka mbajtur takimin lamtumirës me miq dhe bashkëpunëtorë të saj, por do të ketë edhe takime tjera”, ka thënë Goriça.
Goriça i pyetur për gjendjen shëndetësore pas aksidentit të Kiliç tha “Gjendja e saj pas aksidentit është e mirë”.
Kujtojmë se në muajin nëntor eskorta e Kiliç u përfshi në një aksident, ku humbën jetën tre persona dhe ambasadorja u lëndua rëndë.
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...