Nën përkujdesjen e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi.
I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se sakrifica e dëshmorëve dhe lufta e UÇK-së, krijuan një shtet të dytë në Ballkan.
“20 janari është një ngjarje e veçantë për Mitrovicën por edhe për mbarë Kosovën, për të gjithë ata që bukës i thonë bukë e ujit ujë. Vepra e këtyre dy dashnorëve është shembulli më i mirë që sa e gjatë dhe e vështirë ka qenë rruga drejt lirisë. Shumë popuj kanë bërë sakrificë për lirinë e tyre por rrallë ka sikur lufta e UÇK-së, e cila krijoi një shtet të dytë në Ballkan dhe ndryshoi botën”, ka thënë Hoxhaj.
Kurse, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se dëshmorët luftuan për bashkim, e jo për ndarje kufijsh.
“Gjaku i derdhur i dëshmorëve ka bërë që ne sot të jetojmë në liri. Por këta burra nuk luftuan për ndryshim kufijsh dhe ndarje të Mitrovicës. Sot o kurrë duhet të bashkohemi që t’i dalim zot atdheut”, ka thënë Bahtiri.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...