Një qytetar është ankuar për mospastrimin e trotuarëve në Fushë-Kosovë.
Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje, ku shihet se trotuari është i mbuluar nga bora dhe akulli.
Pamjet thotë se i ka bërë mbrëmë në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit – “Dardania”, përreth shkollës “Mihal Grameno”.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për shkak të mosheqjes së borës nga trotuaret e qytetit.
Duke parë mosreagimin e autoriteteve, aktivistë të Lëvizjes Vetëvedosje ditë më parë pastronin trotuarët e qytetit për t’ua lehtësuar qytetarëve qarkullimin.
Por, me problemin e mospastrimit të trotuarëve dhe rrugëve nuk po përballen vetëm banorët e qytetit, por edhe ata të fshatrave të Fushë-Kosovës.
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten