Prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale. Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiqin e Sllobodan Millosheviqin.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë do të angazhojë do të shkojë deri në 75.
Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviqit.
Në një intervistë për DË, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”.
Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...