Wayne Rooney pretendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të kishin vështirësi në rast se atyre iu ipen instruksione direkt në fushë.
Ish kapiteni i Manchester United, Rooney beson se Cristiano Ronalo dhe Lionel Messi mund të shkëlqejnë në fushë vetëm për shkak të lirisë që atyre iu ipet nga trajnerët e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur probleme për të gjetur vetën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe raportet kanë zbuluar se lojtarët ishin të pakënaqur me metodat e tij.
Rooney thekson se edhe lojtarët më të mirë në botë do të kishin probleme të ngjashme në rrethana të tilla.
“Mendoj se edhe nëse ju merrni Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin dhe iu thoni atyre se duhet të luani këtu, duhet të bëni këtë, duhet të bëni atë, ata nuk do të jenë lojtarë të njëjtë”, ka thënë Rooney për ‘ESPN’./arbresh.info/
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...