Çdo vit mijëra persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Gjatë tërë vitit 2018 shtetësinë e lanë gjithsej pesë mijë e 464 qytetarë. Këta qytetarë e lanë pasaportën kosovare për të jetuar në shtetet e BE-së që nuk e lejojnë nënshtetësinë e dyfishtë.
Për pesë vitet e fundit janë mbi 30 mijë qytetarë që kanë zgjedhur një pasaportë të huaj në vend të asaj të shtetit të tyre.
Shumë kosovarë jetën po e shohin jashtë kufijve të shtetit të tyre. Këtë e vërtetojnë mijëra kërkesa të qytetarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia. Qytetarët po fillojnë jetesën e re kryesisht në Gjermani, Austri, Slloveni, Mal të Zi etj.
Në statistikat e MPB-së dërguar Gazetës Express, thuhet se gjatë vitit 2018 nga shtetësia kosovare u liruan gjithsej 5464. Nga kjo shifër janë 4719 qytetarë që kanë vazhduar jetesën në Gjermani, 508 qytetarë në Austri, 75 qytetarë në Slloveni etj.
Shkalla e lartë e emigracionit po ndodhë për shkak të keq udhëheqjes së vendit. Kjo klasë politike arriti t’ia vjedhë edhe shpresën e fundit qytetarit të saj se në këtë vend mund të ketë progres, thekson sociologu Besim Gollopeni.
“Tek e para kemi faktorët shtytës pra, gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike ku, në mungesë të gjetjes së një vendi pune, punë e pasigurt, mungesë sigurimi në punë, mungesë e një shëndetësie apo sistemi shëndetësor të kohës, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistem i brishtë i drejtësisë ,etj”, tha Gollopeni për Express.
Po ashtu MPB tha se gjatë vitit 2018 shtetësinë kosovare e kanë fituar 349 qytetarë të nacionaliteteve të huaja.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...