Chelsea nesër do të vëzhgojë Arbër Zenelin para transferimit të tij të mundshëm prej 5 milionë funta.
Reprezentuesi i Kosovës ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian nga top pesë ligat më të mëdha me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Holandë, shkruan portali arbresh.info.
Anësori i krahut të majtë te Heerenveeni do të mbetet pa kontratë gjatë verës dhe mund të jetë në dispozicion për një shumë të vogël prej vetëm 5 milionë funta.
Siç raporton ‘DailyMail’, një vëzhgues i Chelseas është planifikuar të jetë në Amsterdam të dielën kur Zeneli pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Ajaxit.
Chelsea besohet të jetë i impresionuar nga performancat e tij deri tani këtë sezon.
Para se të përfaqësonte Kosovën, 23-vjeçari ka qenë pjesë e niveleve U17, U19, dhe U21 të Suedisë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...