Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë spekulimet që kanë lidhur yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, me një rikthim te liderët e Ligës Premier.
Coutinho vuajti që të cementojë vendin e tij te formacioni startues i Barcelonës.
Ai la Liverpoolin me ëndrrën për të fituar tituj me Barcën për një shumë prej 142 milionë eurosh.
“Është një gjë që nuk dua të flas fare. Unë nuk dua të them se ka gjasa të ndodh kjo, ose që mund të ndodhë”.
“S’kam çka të them. Çka do që them hap tregime të reja dhe këtu më nuk ka tregime”.
https://twitter.com/LFC/status/1086172087184584705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1086172087184584705&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fklopp-aspak-interesuar-per-coutinhon%2F
“Phil është te Barcelona dhe me sa e di ai është shumë mirë dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi Klopp.
Liverpooli rikthehet në aksion me sfidën ndaj Crystal Palace në Anfield nga ora 16:00. /Telegrafi/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...