Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se Haradinaj deri më tani mjaft mirë e ka arsyetuar mbajtjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Aliu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se përderisa Serbia vazhdon me kursin e vjetër ndaj Kosovës, nuk ka ndonjë arsye për Kosovën të tërhiqet nga taksa.
“Do të ishte gabim nëse tash do të tërhiqej Kryeministri nga taksa. Ma mirë do të ishte të mos vendoset fare taksa ndaj Serbisë dhe të pritej një moment më kritik, se sa të vendoset e tani të hiqet për shkak të presioneve”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Haradinaj nuk duhet të bëj llogari për pushtet në çështjen e taksës, madje sipas tij taksa i ka shtuar përkrahjen e qytetarëve Haradinajt.
“Taksa i ka shtuar ndikimin Haradinajt te qytetarët. I ka shtuar atij përkrahjen qytetare, dhe nuk ka gjë më të vlefshme se të kesh përkrahjen qytetare. Për mua është shumë element i mirë ky. Nëse Haradinaj do të vazhdojë të mbajë taksën do të dalë shumë më mirë para qytetarëve, mirë do të dalë edhe Kosova”.
Duke folur për grevën e SBASHK-ut, Aliu ka thënë se me buxhetin aktual që ka Kosova është shumë e vështirë për Qeverinë të bëj plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve.
“Duhet të bëhet një rikalkulim nga fillimi për pagat. Ne kemi bërë amendamentet tona”, shtoi më tej Liburn Aliu.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...