Situata me protestat e tregtarëve në Shkup mbi zbatimin e Ligjit për Tregti në tregjet e gjelbra mund të zgjidhet me bisedime të ndërsjella, por edhe me përfshirjen e institucioneve të tjera në proces, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së tij në disa kompani të Tetovës.
Ai theksoi se kërkesa për shtyrjen e zbatimit të ligjit ose anulimin e saj si ministria e ekonomisë nuk është kompetente, por kjo është nën kompetencat e Kuvendit.
“Në momentin e miratimit të këtij ligji në janar të vitit të kaluar, e vetmja Odë që atëherë punonte dhe që dërgoi kërkesë për dhënien e licencave për shitje në tregjet e gjelbërta ishte Oda e e Tregjeve të Maqedonisë. Odat e tjera që tani kërkojnë të marrin pjesë në dhënien e këtyre licencave janë formuar shumë më vonë. Si Ministri ne jemi të detyruar të kryejmë obligimet që dalin nga ky ligj dhe kompetencat e vetme tona janë miratimi i akteve nënligjore dhe rregulloreve që kemi bërë. Për shfuqizimin ose anulimin e aktiviteteve të Ligjit është kompetente vetëm Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, tha Bekteshi.
Ai gjithashtu tha se është takuar me disa tregtarë dhe organizatorë shitës të tregjeve të gjelbra dhe tani për tani ata nuk kanë marrë ndonjë kërkesë prej tyre në fushën e tyre të punës si Ministri./telegrafi
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...