Barcelona është kualifikuar tutje në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Me fitoren e sotme (e enjte) me rezultat të thellë 3 me 0 kundër Levantes, gjiganti katalunas vazhdon tutje në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse u mposhtën me rezultat 2 me 1 në takimin e parë të zhvilluar si mysafirë javën e kaluar, “Blaugranët” arritën me lehtësi të kthejnë gjërat në favor të tyre sonte në Camp Nou.
Anësori francez Ousmane Dembele shënoi dy gola para se superylli Leo Messi të realizojë golin e fundit për të siguruar një fitore me rezultat të përgjithshëm 4 me 2.
Sidoqoftë, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Erneso Valverde ka gjasa të përjashtohet nga Kupa e Mbretit si pasojë e inkuadrimit të mbrojtësi Chumi në fushë në takimin e parë edhe pse lojtari ishte i suspenduar./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...