Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 të mbrëmjes në Prishtinë. Grabitja në fjalë ka ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B, në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur të ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci.
Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast, si dhe për të identifikuar personat e implikuar.
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP