Situata në Kosovë dhe operacioni i KFOR-it që udhëhiqet nga NATO-ja ka qenë njëra prej temave të takimin e 180 me radhë të Komitetit ushtarak të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel në nivel të shefave të Mbrojtjes, apo më saktësisht të shefave të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve anëtare.
Në këtë takim, që i paraprin takimit të ardhshëm të ministrave të Mbrojtjes, janë diskutuar shumë çështje që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve ushtarake të Aleancës, në mënyrë që ajo të përballet me sfidat e sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.
Temat ishin prej sigurisë kibernetike, raporteve me Rusinë, situatës në Ukrainë e deri tek misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.
Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, Mareshali Stuart Peach, ka thënë pas takimit të këtij trupi më të lartë ushtarak të NATO-s në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare se kanë marrë në dijeni marrëveshjen, sipas së cilës duhet të rishqyrtohet niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-në në rast të evoluimit të mandatit, porse, sipas tij, kjo nuk do ta ndryshojë praninë e NATO-s në Kosovë, që është në bazë të Rezolutës së OKB-së.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...