Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar të deklarohet kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se formimi i ushtrisë është i papranueshëm për Serbinë dhe se sipas tij KFOR-i është i vetmi garantues i sigurisë në Kosovë në pajtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Në një takim që Vulin pati sot me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, ka thënë se serbët në Kosovë e shohin vetën të sigurt vetëm me KFOR-in, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Gjenerali Lorenzo D’Adadario tha se respekton qëndrimin e qeverisë serbe dhe sjelljen e tyre të përmbajtur gjatë zhvillimeve në Kosovë.
Përpos kësaj, Vulin ka kërkuar që KFOR-i të mbetet me kapacitet të plotë në Kosovë, duke theksuar se vendimi për reduktimin e trupave të KFOR-it duhet të varet në vlerësimin e vazhdueshëm të zhvillimeve në sferën politike dhe jo në bazë të datave të caktuara.
Sulmi amerikan në Iran në detaje – raketat dhe bombat që ‘tr...
Dodik ndjehet krenar për partneritetin me Rusinë
Turqia paralajmëron se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit rrezikon ...
Aktivizohen dy vatra zjarresh, në Himarë ndërhyhet nga ajri,...
Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nuk ka rritje të ...
Shaqiri i premton besnikëri klubit të tij: Nuk ka para që më...