Në botimin e sotëm të Gazetës Zyrtare është publikuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili është miratuar në Kuvend në mars të viti të kaluar, por nuk ka hyrë në fuqi për shkak të mos publikimit në Gazetën Zyrtare.
I njëjti është botuar pa nënshkrimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjegjësisht është nënshkruar vetëm nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare është publikuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, i njëjti pa nënshkrimin e Ivanovit.
Tani për tani reagim të vetëm ka nga ana e OBRM-PDUKM-së të cilët e kanë kërcënuar drejtorin e Gazetës Zyrtare se do t’i ngritet padi penale, sepse për publikimin e akteve nevojitet edhe nënshkrimi i Presidentit të vendit./Telegrafi/

E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit