Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur për temat që do të bisedojë me presidentin rus, Vladirmir Putin, i cili pritet të vijë në Serbi.
Ai në një intervistë në televizionin serb “TV Pink” ka thënë se me presidentit rus do të flasin edhe për Kosovën.
“Temë e pashmangshme me Putinin do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiç tha se kishte biseduar me të në Sochi të Rusisë dhe se kishin biseduar për mendimet e tyre dhe për një lloj kompromisi.
“Putini është një njeri racional dhe i përgjegjshëm. Ai kujdeset për traditën, por jo për mitet. Derisa isha me të i dhashë atij një pikturë me Jezu Krishtin, ai e puthi dhe e vendosi në mur. Ne biseduam pak edhe për frymën ortodokse”, ka thënë Vuçiq.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...