Ish mesfushori i Manchester City, Yaya Toure nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të kthehet në Premierligë.
Ai ka thënë se nuk planifikon që të pensionohet nga futbolli, dhe ndihet sikur ende mund të performojë në nivele të larta edhe për disa sezone.
“Ky sigurisht se nuk është fundi. Dua të vazhdoj të luaj” ka thënë Toure për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.
“Shkova në Olympiacoss dhe u largova sepse nuk isha i lumtur. Mentaliteti ishte tjetër. Ishte zgjedhje e gabuar” ka thënë tutje Yaya.
“Ndosha ishte zgjedhje emocionale sepse fillova atje dhe dëshirova t’iu jap diçka tifozëve. Por, kur shkova atje nuk ishte siç prita” ka thënë ndër të tjerash ish mesfushori i City.
“Kurrë nuk mund ta dimë, mund të jetë Premierliga” është përgjigjur ai i pyetur për të ardhmen.
Tutje ish reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka thënë se dëshiron që të luaj edhe për një apo dy vite tjera.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...