Barcelona e ka mbyllur me fitore ndeshjen e xhiros së 19-të në La Liga.
Katalanët para tifozëve të vet e kanë mposhtur Eibarin me rezultatin 3:0.
Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi Luis Suarez, kur po luhej minuta e 19’, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 53’, i jashtëzakonshmi Lionel Messi realizoi për 2:0. Ky gol kishte vlerë shumë të madhe, pasi ishte goli i 400-të në La Liga për argjentinasin.
Kështu, Messi është bërë lojtari i parë që arrin këtë shifër të golave në kampionatin spanjoll.
Për të vulosur rezultatin e këtij takimi, në skenë u shfaq përsëri Suarez, kur në minutën e 59’ shënoi për 3:0.
Barca pas 19 xhirove grumbullon 43 pikë dhe është lidere në tabelë me 5 pikë më shumë se Atletico Madrid.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...