Albin Kurti thotë se Isa Mustafa është frikacak, që kurrë nuk bën veprime pa pasur presion të madh popullor.
Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumice Serbe është një ‘para-shtet’ i krijuar. Me këtë Asociacion, sipas tij Kosova po federalizohet.
Kurti ka thënë se Qeveria aktuale i shërben mafies njësoj siç i shërben familjarëve të vet.
Për ‘Epokën e Re’ Kurti ka bërë me dije se aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në kundërshtim të Asociacionit do të jenë të përditshme, të paparashikueshme dhe të pandalshme.
Kurti për Kryeministrin Mustafa ka thënë se është njeri frikacak, që kurrë nuk bën veprime të tilla pa pasur presion të madh popullor.
“Nuk kemi nevojë për një dordolec në Qeveri”, është shprehur Kurti.
Ai ka paralajmëruar se partitë opozitare janë duke punuar për mobilizim kudo në Kosovë dhe, sipas tij, reagimi ka për të qenë popullor.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...