“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë është i hap i rëndësishëm dhe vital drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Bravo!”, deklaroi Daniel Serwer, profesor i universitetit John Hopkins në Washington dhe ekspert për Ballkanin.
“Nuk kam çfarë të them, përveç se ngarkesa e përgjegjësisë tani është tek Athinë, dhe shpresoj se do ta bëj hapin e vërtetë”, tha Serwer.
Ndërkaq Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave, me 81 vota “për” miratoi ndryshimet kushtetuese që dilnin nga marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Pas ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë, ratifikimi shkon edhe në Kuvendin e Greqisë për t’u ratifikuar dhe pas dritës së gjelbërt nga ana e Kuvendit grek, Maqedonisë i hapen dyert për në NATO dhe BE./Telegrafi
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...