Reshjet e dendura të borës në Prishtinë e kanë vështirësuar tej mase qarkullimin rrugor në kryeqytet.
I pari i Prishtinës, përmes disa postimeve në Facebook, kishte bërë të ditur se me intensitet të shtuar po punohet në zhbllokimin e rrugëve, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, pikërisht në njërën nga rrugët e Qendrës së kryeqytetit gjindet diçka që mund të rrezikojë seriozisht komunikacionin.
Në një foto të publikuar nga Jeton Musliu, shihet përdërisa në njërën nga rrugët e Prishtinës, në pllakën mbuluese të kanalit të ujit, janë të vendosura disa drunjë dhe mbeturina.
Të gjitha këto, në mes të rrugës në mes të qytetit.
“Pranvera në Prishtinë”, ka shkruajtur Musliu

Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...