Kryetari i partisë “Maqedonia e vetme”, Janko Baçev në konferencë për shtyp tha se “dje ndodhi një nga tradhtitë më të mëdha në historinë më të re të Maqedonisë. Shërbyesi i huaj Zoran Zaevi dhe 81 deputetë bënë tradhti kombëtare ndaj popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas me votimin e ndryshimeve kushtetuese ku fshihet gjithçka që është maqedonase”.
Sipas tij asgjë nuk ka mbaruar ndërsa kryetari Ivanov menjëherë duhet të shkruaj letër Kombeve të Bashkuara ku do t’i njoftojë se marrëveshja nuk është e vlefshme dhe se nuk është respektuar rezultati i referendumit më 30 shtator, përcjell Telergrafi Maqedoni.
Baçev shton se në një situatë të këtillë Ivanov duhet të kërkojë rrëzimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Sigurimit.
“Luftojmë të mos fshihemi si popull maqedonas dhe duhet të ndërmarrim gjithçka me me çdo çmim për ta mbajtur pasqyrën dhe dinjitetin e shtetit”, tha mes tjerash kryetari i partisë pro-ruse, Janko Baçev.
Sipas tij qeverisja e re legale do ta anulojë marrëveshjen e Prespës ndërsa kryetari Ivanov duhet të bëj gjithçka që deri në fund të mandatit ta mbajë anën e popullit maqedonas. Në fund ‘Maqedonia e vetme” e mbështet kërkesën e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakoshme kuvendare së bashkë me ato për kryetar shteti./Telegrafi/
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...