Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ligjeve, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal për krimet në fushën e sigurisë ushqimore. Legjislacioni në fuqi është i vakët për këto çështje dhe pa specifikime të plota.
AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë, ruajnë, transportojnë apo tregtojnë, prodhime të pasigurta. Po ashtu kërkohet ashpërsimi i dënimit për falsifikuesit e produkteve ushqimore.
Më konkretisht, për prodhimin dhe shitjen e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin kërkohen dënim me burgim deri në 3 vite. Kur vepra kryhet në bashkëpunim, ose kur nga kjo vepër penale ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vite.
Por, kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, të fëmijëve, grave shtatzëna, dënohet me burgim jo më pak se 10 vite.
Ndryshimi i Kodit Penal kërkon një shumicë të cilësuar parlamentare prej 84 votash, e për këtë mazhorancës i duhen edhe votat e opozitës. Deri më tani nuk ka sinjale nëse propozimet do të merren në konsideratë./tch
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...