Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur për protestën e studentëve që ditët e fundit po zhvillohet në një formë tjetër: ngujimi në fakultete.
Rama tha se studentët që protestojnë janë grupe “te nxitura nga doktoresha (Monika Kryemadhi), artisti (Lulzim Basha) dhe nga Kadri Qorri (Arlind Qorri)”.
“As në kohën e Ramiz Alisë s’është përdorur policia për të dhunuar studentët në universitete”, iu drejtua Ramës-Arjan Çani, drejtuesi i emisionit.
Rama u përgjigj: “Së pari zaptuesit e universitetit student s’është tillit, për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me axhendë politike po pengojnë të tjetër të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”.
“Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkese të universitetit”,shtoi Rama.
Çani: Kush e ka kërkuar administratore i qeverisë?
Rama: Ata që e kane kërkuar…
Më tej vijoi: “Këta që kanë bllokuar universitetin ç‘kërkojnë”?
Çani: Kërkojnë rrëzimin e ligjit
Rama: Le të bëjnë një parti politike…
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit