Kuvendi i Maqedonisë ka votuar sonte ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimet kushtetuese janë kundërshtuar në vazhdimësi nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, por që nuk ka arritur t’i ndalë.
Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë, që sepse sipas tyre nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe vetëm me prezencë.
Mediat nga Maqedonia raportojnë se janë pranuar edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.
“Ne Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë. Për maqedonasit do te vlejë ‘makedonsko’, ndërsa për shqiptaret /e Maqedonisë.
Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet grafa e përkatësisë etnike. Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike”, raporton Alsat.
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...