Juventusi e ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen në udhëtim ndaj Bolognës në Kupën e Italisë, me Mario Mandzukicin dhe Joao Cancelon që mungojnë.
Juve dhe Bologna do të ballafaqohen në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë të shtunën në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.
Max Allegri ka konfirmuar se Cancelo do të rikthehet për finale të Superkupës kundër Milanit më 16 janar.
Megjithatë, mbrojtësi i djathtë nuk është i përfshirë për ndeshjen ndaj Bolognës në fundjavë.
Edhe Mandzukici do të mungojë, bashkë me Juan Cuadrardon dhe Andrea Barzaglin.
Skuadra e plotë e Juves për ndeshje ndaj Bologna: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Siano; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...