Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur dërgimin e ftesave të para në Kosovë.
E autoritetet serbe po thonë se nuk janë të përziera në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq tha gjatë ditës së sotme se ata nuk janë të përfshirë në punën e Specialës, mirëpo se në rast të nevojës së bashkëpunimit, ata do ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, po ashtu edhe në mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka thënë ajo.
Kuburoviq foli edhe për rastin Ivanoviq, për të cilin tha se Serbia i është përgjigjur tetë kërkesave të autoriteteve kosovare të drejtësisë për raporte shtesë.
Kujtojmë, se Dhomat e Specializuara të Prokurorisë kanë nisur dërgimin e ftesave të para ndaj atyre që konsiderohet se mund të hynë në punë gjatë fazës hetimore.
Ndaj së njëjtës, është përgjigjur negativisht ish-pjesëtari i UÇK-së, Remzi Shala i cili edhe është arratisur.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...