Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po thotë se nuk është penduar që e ka zgjedhur president Hashim Thaçin.
Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, Mustafa ka thënë se vendimi i Kushtetueses i ka detyruar të hynë në koalicion me një parti tjetër, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se votimi i Thaçit për presidenti ishte në kuadër të marrëveshjes.
“Unë s’jam penduar që e kemi zgjedh Thaçin president. Vendimi i gjykatës kushtetuese na ka bërë që ne të mos mund ta qeverisim këtë vend pa bërë koalicion me ndonjë parti tjetër. Thaçin e kemi votuar për president se e kemi respektuar marrëveshjen, por që s’e ka respektuar Thaçi dhe PDK-ja, pra është te ata qe s’e kanë respektuar marrëveshjen”, ka thënë ai.
Mustafa insiston në idenë e partisë së tij për zgjedhje të parakohshme, ngase siç thotë ai Qeveria aktuale e ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien e Kosovës me BE-në.
“Kjo qeveri duhet të ndërroj sjelljen e vet, duhet të shkoj në shtëpi, sepse kjo qeveri ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, në pikëpyetje edhe agjendën e reformave të BE-së. Qeveria po tenton ta hedhë fajin për mos liberalizim tek bashkimi evropian, janë po këta të cilët e kanë vonuar demarkacionin. Kjo qeveri ka ministra të cilët dyshohen qe kanë kryer vepra kriminale”, tha ai.
Kujtojmë, se me marrëveshjen e arritur në koalicionin PDK-LDK, Hashim Thaçi ishte zgjedhur president ndërkaq që LDK-ja kishte marrë postin e kryeministrit.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend