“Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës.”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, transmeton lajmi.net.
“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari