Shefi i Zyrës për Mbrojtjen Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Gjykata Speciale, Driton Lajqi, ka thënë se tashmë është duke u diskutuar për buxhetin sa i përket mbulesës së shpenzimeve për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale.
Ende pa nisur aktivizimi i Gjykatës Speciale në buxhetin e vitit 2017, Qeveria e Kosovës pati ndarë një fond të veçantë prej 1.5 milionë eurosh për mbrojtjen juridike dhe për mbështetjen financiare për personat që potencialisht do të ishin të akuzuar nga Specialja.
Megjithëkëtë, ky fond po konsiderohet i pamjaftueshëm nga avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë tash pasi ky mekanizëm veçse është aktivizuar.
Por sipas tyre, ky është vetëm fillimi, pasi së shpejti pritet të nxirret edhe rregullorja për ndarjen e mjeteve për kompensimin dhe për mbrojtjen e të akuzuarve.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare