Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me kompaninë “DH Albania”, e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunëel Haberman.
Basha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se ishte opozita ajo që denoncoi këtë aferë, sigurisht një rol të konsiderueshëm luajti edhe media.
Ai shtoi se autori i kësaj vjedhje është kryeministri i vendit Edi Rama, pasi kompania që ka marrë përsipër këtë tendër është veçse instrument i vjedhjes.
Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë, duke theksuar se ishte ajo prokurori që në rastin e protestuesve kuksianë vrapoi për të akuzuar dhe në rastin e këtij skandali ende s’ka reaguar, pavarësisht se faktet janë publikuar prej ditësh në media.
Sipas tij, “Zëri i Amerikës”, zbuloi që autoritet shtetërore kanë falsifikuar dokumentet për të futur në lojë këtë kompani.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...