Levante dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Ciutat de Valencia për ndeshjen në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Kupë të Mbretit, shkruan portali arbresh.info.
Kjo ndeshje vjen vetëm një muaj pas takimit të tyre të fundit, por në kuadër të La Ligas.
Gjiganti katalunas ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre kundër Levantes dhe sonte nuk pritet të ketë ndonjë befasi si ajo e sezonit të kaluar në la Liga kur skuadra e Valverdes u mposhtë me rezultat 5 me 4.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:30./arbresh.info/


Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria sonte kanë zemrat e gjithë komb...
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...