Ka hyrë në fuqi Marrëveshja e re për tregti të lirë midis Serbisë e Turqisë.
Rasim Lajiqi, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe njëherësh ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit tha se janë krijuar kushtet që një numër më i madh prodhimesh të qarkullojë në zonën e lirë të tregtisë, raporton b92.
Falë Marrëveshjes së re për tregti të lirë, sipas Lajiqit, Serbisë për herë të parë i është lejuar eksporti vjetor në Turqi i 5 mijë tonëve të misht të viçit, 25 mijë tonëve të vajit të papërpunuar të lulediellit, 15 mijë tonëve të farave të lulediellit, 5 mijë tonëve të sojës, 1 mijë tonëve të preparateve që përdoren në ushqyerjen e kafshëve dhe 500 tonëve të produkteve të ndryshme brumore.
“Krahas kuotave për produktet e përmendura, marrëveshja mundëson dyfishimin e kuotave për tregti të lirë të bizeles, groshës, misrit dhe kumbullave të thata”, ka thënë ministri Lajiq.
Lajiq ka thënë se pret që Marrëveshja do të jetë një shtytës i madh për rritjen e eksportit të Serbisë në Turqi dhe zgjerimin e shkëmbimit të mallrave midis dy vendeve, që më 2018 tejkaloi shumën prej një miliard eurosh.
Ministri ka theksuar se të enjten në Beograd kanë nisur bisedimet dyditore për arritjen e Marrëveshjes për tregti të lirë me Unionin Euroaziatik ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, draftimi i së cilës pritet me rastin e vizitës që do t’ia bëjë Serbisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 17 janar.
“Për një pjesë e mirë e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje ka dakordësi qysh prej raundeve të mëhershme të bisedimeve, dhe ka mbetur që ekspertët të deklarohen edhe për gjashtë linja tarifore”, ka thënë Lajiq.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...