Edhe një dëmtim në radhët e lojtarëve të Real Madridit, e cila dërgon numrin në gjashtë të lënduar.
I fundit që raportohet se ka pësuar një dëmtim është portieri belg, Thibaut Courtois.
Gardiani thuhet se është lënduar gjatë stërvitjeve të ditës së sotme do të jetë jashtë aksionit për rreth 10 ditë.
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskujt e këmbës së majtë”, shkruan në njoftimin e klubit spanjoll.
Ai në këtë formë do të humb ndeshjen e Copa del Rey me Legansin si dhe në La Ligës do të mungojë kundër Real Betisit në Villamarin.
Ndërkohë, Realit tash e sa kohë po i mungojnë shkaku i lëndimeve Asensio, Marcos Llorente, Bale, Kroos dhe Javi Sanchez.
Ndryshe, Reali aktualisht është në krizë të rezultateve, ku renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelore në ligën elitare spanjolle, përkatësisht ka dhjetë pikë më pak se lideri, Barcelona.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...