Edhe dy fëmijë nga Shkupi janë infektuar me fruth të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Pasi Ministria e Shëndetësisë shpalli epidemi të fruthit, në këtë institucion shëndetësor janë kuruar 13 persona.
Dje në kurim shtëpiak janë lëshuar katër fëmijë. Nga fillimi i epidemisë deri më tani janë vaksinuar 10 për qind e fëmijëve të pavaksinuar apo rreth 1.300 fëmijë.
“Kontrollet për vaksinat MRP me deklarata të gabuara do të përfundojnë deri në fund të ditës, ndërsa për këtë kush e ka bërë lëshimin do të tregojë hetimi. Është me rëndësi se pas këtij rasti nuk u ulë imunizimi i fëmijëve kundër fruthit”, informon ministri i Shëndetësisë, pas hapjes së “Shtëpisë prindërore” të parë dedikuar për prindër fëmijët e të cilëve janë në qëndrim më të gjatë në spital, ndërsa nuk jetojnë në Shkup.
Filipçe sqaroi se kontrollet e vaksinave të importuara nuk janë bërë te ne pas importit , ppr në njërën nga katër laboratorit në Evropë, të cilat kryejnë hulumtime biologjike.
Kontrolle të jashtëzakonshme prej disa ditëve kryhen edhe në “Makedonija lek”, ku pas gabimit teknik, siç kumtuan prej atje, janë ngjitur deklarata të vjetra, por edhe në pikat e vaksinimit në vend.
Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme që këtë fundjavë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë me Inspektoratin Shtetëror sanitar dhe Shëndetësor dhe Agjencinë për Ilaçe ishin gjetur paketime të vaksinave me afat të mirë të kohëzgjatjes, por etiketat në gjuhën maqedonase kanë qenë me afat të skaduar.
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...