Kriza politike në Maqedoni duhet domosdo të zgjidhet dhe asnjë parti nuk guxon që mos t’a respektoj Marrëveshjen e Përzhinos të nënshkruar edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski. Marrëveshjen e Përzhinos askush nuk mund ta ndryshoj sipas qejfit të vet ka deklaruar eurodeputeti, Ivo Vajgëll në një intervistë për televizionin “24 Vesti.
Ai nuk ka komentuar vendimin e Gjykatës së Shkupit e cila dokumentet e aferës së përgjimeve i ka shpallur të pavlefshme raporton Zhurnal.
“Nuk dua të komentoj vendimin e Gjykatës, ajo për mua nuk është e lejueshme. Por patjetër duhet të ekziston mënyrë e cila do të analizon se kush e solli krizën politike në Maqedoni. Njëherit akuzat të cilët u ngritën përmes audio-regjistrimeve janë një nga arsyet e krizës që duhet të hetohen”, ka deklaruar Vajgëll.
Eurodeputeti ka folur edhe për prokurorin e ri special dhe për grupet e punës të cilët nuk mund të merren vesh mes veti transmeton Zhurnal. Vajgëll ka ripërsëritur se emërimi i prokurorit është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.
“Emërimi i prokurorit special është pjesë së Marrëveshjes e cila është hartuar dhe nënshkruar nga të gjitha partitë në Maqedoni. Kjo marrëveshje nuk mund të ndryshohet ashtu siç i pëlqen dikujt. Mendoj se skajshmërisht për të gjitha partitë është me rëndësi t’i përmbahen Marrëveshjes së nënshkruar”, ka deklaruar mes tjerash Vajgëll duke shtuar se nëse opozita maqedonase e braktisë edhe një herë Parlamantin, ky do të ishte skenari më i keq për shtetin në rrugën drejt BE-së.
“Mendoj se nuk duhet të vij deri aty, ai do të ishte skenari më i keq për Maqedoninë dhe për ardhmërinë evropiane. Për atë, dje me kolegët Kukan dhe Hovit e nënshkruam deklaratën e përbashkët ku apelojmë deri te të gjitha palët në Maqedoni t’a respektojnë Marrëveshjen dhe mos të vendosin në pikëpyetje asnjë pjesë të saj, pasi njëherë nëse fillohet me shkatërrimin e asaj marrëveshjes , atëherë punët marrin një dinamik tjetër”, ka deklaruar eurodeputeti, Vajgëll.
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...