Facebook njihet si një ndër platformat më të shpeshta që sjellë ndryshime për përdoruesit e saj.
Platforma gjigante kësaj radhe ka ndryshuar dizajnin e “chat”-it jo në formë radikale, megjithëse opsioni i largimit të bisedës përcillet vetëm me simbolin X, pa ndonjë ngjyrë në sfond, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, ndryshimi ka përcjellur edhe zmadhimin e opsioneve në “chat”, siç është thirrja e personit me të cilin jeni duke biseduar.
Rrjeti social nuk kishte paralajmëruar më parë për ndonjë ndryshim të tillë, gjë që duket se mund të jetë një surprizë për përdoruesit.Pakënaqësitë kanë qenë të shpeshta përgjatë ndryshimeve të sjella nga Facebook, pa miratim të ndërsjellë të përdoruesve.
Një rast i tillë është ai i një viti më parë, ku Facebook vendosi që kryefaqja të dominohej kryesisht nga postimet e miqve, duke neglizhuar artikujt informativ të medieve.
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...