Më shumë se 1.000 minatorë të ndërmarrjes “Trepça”, i janë kthyer grevës, të cilën e kishin pezulluar tri ditë më parë.
Kërkesë e tyre është rritja e pagave deri 20 përqind. Ata takojnë edhe një takim me bordin, dhe duan 100 euro të fundvitit sikurse viteve tjera.
Greva vie me arsyetimin se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre, të bëra të ditura që në korrik të vitit të kaluar.
Qeveria u kishte premtuar minatorëve se kërkesat do të përmbushen brenda tre muajve.
Ndërsa, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqeri Sadiku, për Arbresh.info ka thënë se Greva e Minatorëve është duke vazhduar edhe sot.
“Minatorët vazhdojnë dhe sot grevën të gjithë ende janë në grevë”, thotë ai.
Ndërsa, deri më tani ende asnjë nga institucionet nuk i ka vizituar./Arbresh.info/
Për më shumë Arbresh.info do ju informojë live nga Mitrovica.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media