Edhe pse temperatura e ajrit ishte tetë gradë Celsius nën zero, dhjetëra burra nga qyteti Kalofer hynë në ujin e ftohtë të lumit ku dhe vallëzuan për rreth gjysmë ore.
Burrat nga qyteti bullgar Kalofer, edhe këtë vit si në vitet e kaluara të shoqëruar me daulle, u futën duke vallëzuar në ujërat e akullta të lumit Tunxha, për të vazhduar traditën e tyre 200 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët në fjalë, gjatë festës së tyre të Epifanisë erdhën mëngjesin e sotëm në lumin Tunxha, ku disa prej tyre hynë në lumë për ta thyer akullin i cili kishte ngrirë lumin, për t’u mundësuar të tjerëve që të futen në ujërat e tij.
Edhe pse temperatura e ajrit ishte tetë gradë Celsius nën zero, dhjetëra burra nga qyteti Kalofer hynë në ujin e ftohtë të lumit ku dhe vallëzuan për rreth gjysmë ore.
Sipas besimit që kanë vendasit e kësaj zone, vallëzimi në ujë sjell shëndet dhe mirëqenie për familjet, por është i mirë edhe si një ofertë turistike.
Në mesin e të pranishmëve ishte kryebashkiaku i Kaloferit, Rumen Stojanov, i cili tha se të gjitha hotelet në atë zonë janë rezervuar disa muaj më parë.
“Sado që është e ftohtë Tunxha, askush nga ata që vallëzuan nuk është ftohur”, tha Stojanov.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...