Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës së bashku me përfaqësues të studentëve të Universiteteve të tjera kanë mbajtur konferencë për media lidhur me aktivitetin-marshimin paqësor për liberalizimin e vizave që do ta mbajmë më 10 janar.
Arben Elshani kryetar i Parlamentit Studentor tha se Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë të padrejtë Kosovës duke e izoluar atë.“Mosliberalizimi i vizave është e padrejtë që i është bërë vendit .
Pritja e gjate për viza para ambasadave është e padrejtë për qytetarët dhe studentet. Studentet duhet të lëvizin lirshëm dhe të shkëmbejë përvoja me studentë e vendeve të tjera”, tha ai.
Jehona Gashi, kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, tha se izolimi i studentëve po u bëhet padrejtësi.“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë.
Pas shumë viteve pas luftës kemi mbetur të izoluar. Ne duhet të shkëmbejë përvoja pozitive me vendet tjera”.Bekim Ibishi nënkryetar i Fakultetit të Filologjisë u bëri ftesë të gjithë qytetarëve t’i bashkohen marshimit.“
Unë ju bëjë ftesë të gjithë qytetarëve ti bashkohen marshit me 10 janar në ora 12:00.
Ne nuk e dimë kush e ka fajin mirëpo ne nuk do të ndalemi deri ta gjejmë fajtorin”.Studentët kishin protestuar edhe me 24 dhjetor të vitit të kaluar me të njëjtën kërkesë.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media