Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në mëngjes ka marrë pjesë në liturgjinë e hierarkut me rastin e festës së “Krishtlindjes” në katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Pas përfundimit të liturgjisë, Ivanov ju uroi besimtarëve festën duke thënë se duhet ta ruajnë, duan dhe respektojnë atë që kanë, përjell Telegrafi Maqedoni.
“Festat nuk janë vetëm për të festuar, por edhe për përkujtim. Të përkujtojmë gjithë ata që na mundësuan të jetojmë në këto shekuj, të përkujtojmë se duhet ta duam, respektojmë dhe ruajmë atë që e kemi dhe jo atë që nuk e kemi, për këtë arsye ta ruajmë, respektojmë dhe duam Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov.
Ndryshe, edhe udhëheqësit tjerë politik gjatë ditës së sotme kanë uruar festën e “Krishtlindjeve”. Mesazhi i tyre është që të ketë paqe, dashuri dhe mirëkuptim mes qytetarëve./
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë