Mediat serbe kanë reaguar me gëzim pas deklaratës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me mundësinë e shfuqizimit të vendimit për taksë prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.
Mediat serbe kanë mirëpritur deklaratat e fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me mundësinë e shfuqizimit të vendimit për taksë prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.
“Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, shkruan portali serb “Alo”, transmeton lajmi.net.
Portale të tjera serbe kanë mirëpritur deklaratat e fundit nga presidenti Thaçi për të përditshmen amerikane “Washington Post”.
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”, kishte thënë Thaçi. /Lajmi.net/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin