Arrestohen, Bashkëjetonin dy të mitur në Ferizaj

14:12 | 6 Janar 2019
A Z

Është arrestuar një person i dyshuar i mitur pasi që kishte bashkëjetuar me një të mitur të moshës 16-vjeçare.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën “Enver Topalli”, rreth orës 21:00, raporton Gazeta Insajderi.

Me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Më 05.01.2019 është intervistuar i dyshuari mashkull K/Ashkali – i mitur, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër K/Ashkalike – e mitur. Me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale