Edhe këtë herë Kuvendi i Kosovës do të bartë ligjet të pa miratuara në vitin 2019. Shumë ligje jetike për vendin kanë mbetur në sirtarë nga neglizhenca e përfaqësuesve të popullit.
E krejt çka kemi parë nga ky Kuvend këtë vit është arena e akuzave dhe kundër akuzave për njeri tjetrin, thotë Rasim Aliaj nga Instituti Demokraci për Zhvillim. Ai vlerëson se kjo legjislaturë mund të konsiderohet si legjislaturë e rezolutave dhe jo e punës së vendimmarrjes.
“Puna e Kuvendit këtë vit ka qenë anemike nuk është sindrom vetëm i kësaj legjislature. Krejt qa kemi pa Kuvendi është shndërrua arën e akuzave dhe kundër akuzave për përfitime politike dhe në vlerë monetare, ndërsa nuk ka luajt rolin vendimmarrës. Shumica e ligjeve sa i përket reformave të agjendës evropiane nuk janë diskutuar ose edhe kur janë miratuar nuk janë konsultuar akterët e tjerë, por janë bërë mjaft shpejtë. Thënë shkurt, Kuvendi nuk ka arritur atë që është dashur gjatë kësaj kohe. Ky Kuvend mund të cilësohet si Kuvend i rezolutave, i kemi diku 13 rezoluta të miratuara dhe nuk është se kanë ndonjë peshë ligjore. Kuvendi ka qenë i suksesshëm në miratimin e rezolutave pa ndonjë bazë juridike dhe ka anashkaluar ligjet e rëndësishme,” thotë Aliaj për arbresh.info.
Sipas tij reforma në Administratë Publike dhe Ligji për Qeverinë janë vetëm disa nga dështimet e kësaj legjislature.
“Pasojat janë në shumë dimensione. Kujtojmë reformën e Administratës Publike që ndikon në nëpunësit edhe pse është proceduar ligji nga ministritë nuk ka arrit me shku tutje për reformë të administratës, pastaj është ligji për agjencitë e pavarura. Kemi një grumbull të agjencive që është dashtë mu shua, që ndikon në buxhetin Kosovës. E kemi ligjin për Qeverinë ku do të ndikonte në punën e këshilltarëve, ministrave e zëvendës ministrave e deri të reforma zgjedhore që si duket as një subjekt politik nuk ka pasur vullnet të dërgoj përpara. Krejt qa kemi mundur të shohim janë broçkulla për fushat elektorale që i kanë shfrytëzua për poenta të vet, por qe nuk kanë arrit të përmbushin as minimumin e punës për çka janë përzgjedh nga qytetarët,” vlerëson Aliaj.
Ndërsa Agnesa Haxhiu, monitoruese e punës e Kuvendit nga KDI, ka thënë për arbresh.info, se tash është kthyer në praktik që seancat të cilat fillojnë mos të përfundojnë dhe të mbesin në gjysmë.
“Tashmë është kthyer në praktikë që asnjë seancë që nisë të mos përfundoj po atë ditë, dhe aktualisht Kuvendi ka ende seanca të papërfunduara që nga muaji shtator. Caktimi i seancave të reja pa përfunduar ato që kanë nisur është duke shkaktuar kaos në mbarëvajtjen e punëve dhe e pamundëson përmbushjen e agjendës së Kuvendit. Marrë parasysh numrin e madh të projektligjeve që Qeveria i ka sjellë në Kuvend për shqyrtim, miratimi i tyre është përcjellë me vështirësi pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit,” thotë Haxhiu.
Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin vjeshtor me mbi 50 ligje në procedurë. Zvarritjet për shqyrtim të ligjeve dhe mundesa e kuorumit ka bërë që Kuvendi të përmbyshë 40 për qind të agjendës legjislative. Rrjedhimisht, përsëri pati bartje të projektligjeve nga viti 2018. /V.Selimi/Arbresh.info/
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...