Vargut të dështimeve gjatë vitit 2018, Kosovës i shtohet edhe mos marrja e statusit të kandidatit në Bashkimin Europian. Kjo gjë u premtua qysh nga shtatori i vitit 2017 kur dhe nisi punën qeveria aktuale duke thënë se në fund të vitit 2018 Kosova do të aplikoj për statusin e Vendit Kandidat të BE-së, shkruan arbresh.info.
Sot, kur jemi afër tre-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së dhe dy-vjetorit të lansimit të Agjendës Evropiane të Reformave, institucionet tona kanë dështuar të zbatojnë reformat e parapara në agjendën evropiane të vendit tonë dhe të avancojnë perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.
Nga 22 prioritetet që ka pasur Kosova t’i përmbush në kuadër të Agjendës Europiane të Reformave ka arritur që të përmbush vetëm 10 nga këto ndërsa 12 të tjera janë përmbushur deri 70 për qind.
Po ashtu problem kryesor mbetet mos njohja e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së. Sipas analistëve, Kosova kurrë nuk do të merr statusin e kandidatit përderisa ekzistojnë ende pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Shoqëria Civile vlerëson se Kosova gjatë këtij viti ka shënuar hapa mbrapa në shumë fusha të qeverisjes. Duke u bazuar në nivelin e zbatimit të dy dokumenteve kyçe reformuese në procesin e integrimit Evropian, respektivisht Programin për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave, ka qenë e pamundur marrja e statusit të kandidatit. Kështu edhe Parlamentit Evropian, kishte deklaruar se “Shprehim shqetësim të thellë për elementet e shtetit të kapur, korrupsionin e përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe në rastet e ekstradimit.”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj vazhdon të shpresoj që në vitin 2019 Kosova do t’i përmbush 22 prioritete në kuadër të Agjendës Europiane dhe do të ketë një mundësi tjetër që të aplikoj për statusin e kandidatit.
Për dy vite, Kosova ka arritur t’i përmbush vetëm 10 prioritete ndërsa 12 të tjera janë përmbushur pjesërisht, thotë Hoxhaj.
“Prej 22 prioriteteve që ne i kemi pas në kuadër të Agjendës Europiane të Reformave kemi arritur që t’i përmbushmi vetëm 10-të ndërsa 12 te tjera janë përmbush 60 % 70 % dhe besoj që vitin e ardhshëm do të arrijmë të zbatojmë këtë agjendë të reformave dhe MSA-në dhe mandej do të kemi një mundësi krejt tjetër që të mund të aplikojmë për statusin e kandidatit” ka deklaruar Hoxhaj për Arbresh.info.
Sa i përket problemit kyç, mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së, Zëvendëskryeministri Hoxhaj thotë se së bashku me BE-në përmes rrugëve ligjore do të gjejnë një mundësi që në vitin 2019 Kosova të aplikoj për status të kandidatit.
“Statusi i kandidatit do të jetë i varur shumë edhe nga qëndrimi i pesë vendeve te BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën por ne besojmë që së bashku me komisioni e ri europian do të gjejmë rruge dhe modele ligjor që realisht të aplikojmë për statusin e kandidatit për vitin 2019 është prioritet dhe pritje e jona”, ka thënë ai.
I pyetur se a është fajtor edhe Bashkimi Europian që nuk ka bërë përpjekje që t’i bind pesë shtete që ta njohin pavarësinë e Kosovës që kështu t’i hapen rrugët për të marr statusin e kandidatit, Hoxhaj ka thënë se fillimisht Kosova duhet ti përmbush 22 prioritetet që të dal seriozë para BE-së dhe shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.
“Tema kryesore është fillimisht përmbushja e reformave të brendshme nëse ne kemi progres të matshëm që prej 22 prioriteteve ne 2019 mund ti plotësojmë të gjitha atëherë kemi një kauzë të mirëfilltë politike që jemi serioz para shteteve anëtare dhe para institucioneve të BE-së dhe para shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës që Kosovës t’i mundësohet një aplikim i tillë. Por këtë mund ta testojmë vetëm në një kohë kur kemi plotësuar standardet e brendshme”, ka thënë ai.
Statusi i Kandidatit nuk do t’i jepet kurrë Kosovës thotë analisti Avni Mazreku. Sipas tij kjo është vetëm një ambicie imagjinare sepse Kosova thotë Mazreku, kurrë nuk do të mund të marr statusin e kandidatit pa u njohur pavarësia nga 28 shtete anëtare të BE-së.
“Statusi i vendit kandidat të Kosovës nuk mund të jepet kurrë, asnjëherë, dmth është ambicie imagjinare që me shpresu se Kosova ndonjëherë mund të fitoj statusin e kandidatit përderisa ekzistojnë pesë shtete që se kanë njohur statusin e Kosovës. Qe të garantohet statusi i një shteti kandidat, ai shtet duhet të njihet nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe përderisa Kosova nuk është njohure nga 5 shtete ky status nuk mund t’i jepet Kosovës”, deklaroi ai.
Kosova dhe Bashkimi Europian po fshehin problemet që kanë mes vete. Mazreku thotë se problemi real mes Kosovës dhe BE-së është çështja e pesë mosnjohjeve. Ai fajëson BE-në që nuk kanë arritur t’ia sigurojnë Kosovës këto pesë njohje.
“Orkestrimi publik qe Kosova duhet me apliku dhe se është moment i rëndësishëm është bërë nga strukturat dhe individët e caktuar duke treguar që fshehin problemet reale që Kosova i ka me Bashkimin Europian e problemi real mes BE-së dhe Kosovës është çështja e 5 mosnjohjeve e kjo është edhe i BE si rezultat që ata nuk kanë arritur ti fusin në rezolutë dhe dështimi i politikës se jashtëm dmth është dy demizionale por që fshihet. Kosova pa njohjen e këtyre 5 shteteve e ka të pamundur të marr statusin e kandidatit”, është shprehur Mazreku.
Sa i përket arsyeve për mos marrjen e statusit kandidat, Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv në Institutin EPIK e konsideron si një gjë që ka qenë e pamundur dhe ai vlerëson se ky zotim është bërë në mungesë të plotë të njohjes profesionale të kritereve, procedurave dhe kompleksitetit të procesit të integrimit evropian.
“Duke marr për bazë përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga momenti i aplikimit deri tek marrja e Statusit Kandidat mesatarisht kërkohen 3 vite kohë. Po ashtu, duhet nënvizuar që para aplikimit për Statusin Kandidat, Kosova duhet të krijoj një mjedis të favorshëm politik dhe diplomatik brenda vendeve anëtare të BE-së, i cili do të lejon vlerësimin pozitiv të aplikimit për Statusin Kandidat. Prandaj, konsideroj se premtim i tillë politik siç është marrja e statusit të vendit kandidat deri në fund të vitit 2018 tregon mos njohje të thellë profesional të procesit të integrimit Evropian, pasi që thjesht ka qenë e pamundur të arrihet një gjë e tillë.
Shasha konsideron se Kosova gjatë këtij viti ka shënuar hapat mbrapa në shumë fusha të qeverisjes. Një gjë e tillë është konfirmuar në vlerësimin e fundit të bërë për Kosovën në kuadër të Rezolutës së Parlamentit Evropian.
“Konsideroj se avancimi drejt aplikimit dhe marrjes së statusit kandidat ka qenë i pamundur për shkak nivelit të paprecedentë të ngecjeve në zbatimin e reformave Evropiane. Këtë konstatim e mbështes bazuar në nivelin e zbatimit të dy dokumenteve kyçe reformuese në procesin e integrimit Evropian, respektivisht Programin për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, ka thënë Shasha në një përgjigje për portalin Arbresh.info.
Qeveria e Kosovës në programin e saj të votuar në Kuvendin e Kosovës, premtoj që deri në fund të vitit 2018 do të aplikoj për statusin e Vendit Kandidat të BE-së. Për më tepër, më 6 shkurt 2018, Qeveria deklaroj se “Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.”/arbresh.info/MiraAvdimetaj/
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...
Policia serbe arreston dy shqiptarë në Merdarë
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e ...
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiv...
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...